Finlandë - Stubb: Bota ndodhet në prag të një Lufte të Ftohtë

Kryeministri finlandez, Alexander Stubb, deklaroi të martën se përleshjet në Ukrainë kishin vendosur botën në prag të një Lufte të Ftohtë.

Finlandë - Stubb: Bota ndodhet në prag të një Lufte të Ftohtë

"Doktrina e politikës së jashtme nga Rusia ka aksentet e Luftës së Ftohtë. Ne jemi, në shumë mënyra, në pragun e një Lufte të Ftohtë", theksoi Stubb në një intervistë në televizionin publik, "Yle".

Pavarësisht situatës shqetësuese në Ukrainë, kryeministri finlandez theksoi se konteksti për sigurinë e vendit të tij nuk kishte ndryshuar radikalisht.

Gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda, që ndan një kufi prej më shumë se 1.000 kilometrash me Rusinë, ka pasur një presion të përhershëm nga Moska, që e ka nxitur të shfaqë një neutralitet të sigurt mes Lindjes dhe Perëndimit. Vendi nuk është anëtar i NATO-s.

Anëtare e Bashkimit Evropian që prej vitit 1995, Finlanda ka dy karta në dorë, sipas Stubb: nga njëra anë, ajo duhet të ndjekë politikën evropiane, por nga ana tjetër ajo duhet të përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira dypalëshe me fqinjin rus.

”Vendi nuk ka nevojë të gjendet në zonën gri, ku ishte gjatë Luftës së Ftohtë të mëparshme”, deklaroi ai.

“Ka zgjedhur institucionet perëndimore në vitin 1995 dhe do t’u përmbahet atyre”, shtoi ai.

Ai nënvizoi se ”sanksionet ekonomike kundër Rusisë jane mjeti më efikas për të penguar Moskën sepse paraja është ndërmjetësuesi më i mirë i paqes”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme