SHBA – Për herë të parë në histori një grua me ngjyrë ministre Drejtësie

Presidenti amerikan, Barack Obama, zgjodhi për herë të parë në historinë e SHBA-ve një grua me ngjyrë, Loretta Lynch, në postin e ministres së Drejtësisë, që sipas legjislacionit amerikan mban edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

SHBA – Për herë të parë në histori një grua me ngjyrë ministre Drejtësie

Obama do ta japë këtë njoftim sot, në prani të zonjës Lynch dhe të paraardhësit të saj, edhe ky me ngjyrë, Eric Holder.

Ky i fundit, i cili ka rekordin për mbajtjen e këtij posti, kishte njoftuar se do të largohej shtatorin e kaluar.

Loretta Lynch, 55 vjeçe dhe që duhet të miratohet nga Senati, është përshkruar nga Shtëpia e Bardhë si një prokurore ”e fortë” dhe ”e pavarur”.

E lindur në vitin 1959, në Greensboro, në Karolinën e Veriut, Loretta Lynch është vajza e një bibliotekareje dhe e një prifti baptist.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme