Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Izraeli mbron sondazhet e Qipros së Jugut për naftë në Mesdhe

Izraeli u del në mbrojtje të aktiviteteve të sondazhit të Qipros së Jugut për naftë dhe gaz natyror në Mesdhe.

Izraeli mbron sondazhet e Qipros së Jugut për naftë në Mesdhe

“Udhëheqja grekoqipriote ka të drejtën e kërkimit të naftës dhe gazit natyror në Mesdhe”, deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, gjatë vizitës së tij në Qipron e Jugut.

Gjatë takimit me homologun e tij grekoqipriot, Lieberman tha se është e drejta e këtij vendi që të bëjë kërkime në ujërat e veta territoriale dhe të gjithë, përfshi këtu edhe Turqinë, duhet ta respektojnë këtë të drejtë.

Ai vuri në pah se të gjitha shtetet duhet të tregojnë respekt për sovranitetin e fqinjëve dhe shtoi se “përshkallëzimi i tensionit në një rajon plot mosmarrëveshje është i panevojshëm”.

Lieberman sqaroi gjithashtu se vitin e ardhshëm do të prodhohen rezultate konkrete në lidhje me marrëveshjen ndërmjet Izraelit dhe Qipros së Jugut, për rezervat e gazit natyror, që do të gjenden në Mesdhe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme