Kreu i NATO-s në vizitë të papritur në Afganistan

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, mbërriti sot në mëngjes në Afganistan, në një vizitë të papritur për të takuar trupat e huaja atje dhe liderët e rinj të vendit, njoftoi aleanca ushtarake më e fuqishme e botës.

Kreu i NATO-s në vizitë të papritur në Afganistan

Pritet që Stoltenberg të takohet me Presidentin e ri të Afganistanit, Ashraf Ghani dhe Kryeministrin Abdullah Abdullah.

“Për më tepër se një vit, ushtarët dhe policët afganë kanë drejtuar operacionet e sigurisë në të gjithë vendin dhe në fund të vitit ju do të merrni përsipër sigurinë e vendit. Ju nuk do të jeni vetëm. NATO-ja dhe partnerët e saj do të vazhdojnë t’ju mbështesin”, thuhet në deklaratën, që Stoltenberg do të lexojë përpara trupave afgane.

NATO-ja dhe SHBA-të do të tërheqin trupat deri në fund të këtij viti, pas 13 vitesh luftë me militantët talebanë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme