Ukrainë: Shfuqizohen statuset speciale të Donetskut dhe Luganski

Zëvendës Sekretari i Këshillit, Aleksandar Litvinenko deklaroi se është marrë vendimi që projekt-ligji i përmendur, të shqyrtohet sa më shpejt.

181981
Ukrainë: Shfuqizohen statuset speciale të Donetskut dhe Luganski

Këshilli ukrainas për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtjen, me propozimin e Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko ka marrë vendimin që t'i paraqesë projekt-ligjin parlamentit ukrainas, dhe i cili parashikon shfuqizimin e statusit special të rajoneve lindore të këtij vendi.

Seanca e Këshillit zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, dhe pas seancës zëvendës Sekretari i Këshillit, Aleksandar Litvinenko ju është drejtuar gazetarëve duke thënë se është marrë vendimi që projekt-ligji i përmendur, të shqyrtohet sa më shpejt.

Litvinenko deklaroi se Këshilli ka marrë vendimin që të fillojë më hartimin e kornizave ligjore për rregullimin e çështjeve ekonomike dhe tatimore në pjesët lindore të Ukrainës.

Duke theksuar se në seancën e Këshillit është biseduar për situatën aktuale në Lugansk dhe Donjeck, Litvinenko ka thënë se autoritetet në Kiev janë përcaktuar për një zgjidhje paqësore të krizës dhe se akoma ekziston mundësia që të kenë sukses në atë.

Duke njoftuar se qeveria ukrainase do të dërgojë ndihma humanitare për banorët në Lugansk dhe Donjeck, Litvinenko theksoi se autoritetet në Kiev nuk e kanë ndërmend të financojnë administratën e republikave të vetëshpallura në këto dy rajone.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme