Siri - Të paktën 11 fëmijë vdesin për shkak të bombardimeve

Të paktën 11 fëmijë vdiqën sot në verilindje të Damaskut gjatë një bombardimi, që preku një shkollë në një lagje opozitare, njoftoi OSDH-ja.

Siri - Të paktën 11 fëmijë vdesin për shkak të bombardimeve

“Të paktën 11 fëmijë u vranë gjatë një bombardimi në pjesën e lagjes së Kabunit, që është jashtë kontrollit qeveritar”, theksoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Sipas agjentëve në terren, mbi shkollë shkollë ranë disa predha.

Një video e publikuar nga një banor i Kabunit tregon trupa të përgjakur fëmijësh të shtrirë në tokë.

Banorët e zonës akuzojnë Presidentin Beshar Esad për “kasapan fëmijësh”.

Kabuni është një lagje, ku një pjesë kontrollohet nga ushtria dhe tjetra nga opozitarët. Gjatë verës ishte nënshkruar një armëpushim i pjesshëm.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme