OKB kritikon Egjiptin për mosrespektim të të drejtave të njeriut

Egjipti u kritikua sot për bilancin e tij mbi çështjen e të drejtave të njeriut para Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë.

OKB kritikon Egjiptin për mosrespektim të të drejtave të njeriut

Përfaqësuesi i Kajros nga ana e tij garanton për prioritetet, që i janë dhënë nga vendi i tij këtyre të drejtave.

Ibrahim El-Heneidi, ministër i Drejtësisë dhe i Punëve Parlamentare, mohoi çdolloj shkelje të këtyre lirive në vendin e tij.

“T’i japësh prioritetin të drejtave të njeriut është në qendër të jetës politike të administratës së re. Egjipti do të repektojë detyrimet e tij ndërkombëtare”, garantoi ai.

Vendet perëndimore e kritikuan në veçanti për shkeljet ndaj lirive, mungesën e hetimit dhe ndjekje kundër përgjegjësve të shtypjes, duke kërkuar një konformitet të ligjeve me kushtetutën e re të vitit 2014, lirimin e menjëhershëm të gazetarëve dhe të të burgosurve për arsye mendimi, garanci për punën e OJQ-ve, lirinë e grumbullimit dhe manifestimit.

Një theks i veçantë është ngritur mbi dhunën seksuale kundër femrave, dënimeve me vdekje në masë dhe respektimin e të drejtave të migrantëve.

Egjipti del për herë të dytë para shqyrtimit periodik universal mbi respektimin e të drejtave të njeriut si gjithë vendet e tjera anëtare të OKB-së. Por është hera e parë që prej fillimit të pranverës arabe që një vend arab i nënshtrohet këtij shqyrtimi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme