Spanjë – Drejtësia bllokon votën simbolike të Katalonjës

Gjykata Kushtetuese spanjolle ndaloi sot organizimin e votimit simbolik mbi pavarësinë e Katalonjës, që ky rajon, në konflikt të hapur me Madridin, synon të organizojë më 9 nëntor, njoftoi një zëdhënës i kësaj gjykate.

Spanjë – Drejtësia bllokon votën simbolike të Katalonjës

Ky vendim u mor sot pas një votimi unanim, që bllokon veprimet administrative të parashikuara për organizimin e këtij konsultimi, por pa u prononcuar mbi ligjshmprinë e tij, sipas të njëjtit burim.

Referendumi mbi pavarësinë synonte të zinte vendin e një referendumi, që u bllokua nga e njëjta gjykatë më 29 shtator dhe që u konsiderua i jashtëligjshëm.

Presidenti katalanas, nacionalisti konservator Artur Mas, kishte vendosur të organizonte këtë votim simbolik të mbikëqyrur nga vullnetarë, pa regjistrim elektoral dhe pa komision elektoral, duke shpresuar të bëjë një goditje politike, që tregon se katalanasit janë shumë më shumë që duan të shkëputen.

Madridi vlerëson se bëhet fjalë për një referendum pa emër, një tip konsultimi, që mund të organizohet vetëm nga shteti spanjoll, duke garantuar se vetëm të gjithë spanjollët së bashku mund të prononcohen mbi të ardhmen e kombit.

Gjykata tani ka pesë muaj kohë që të prononcohet mbi ligjshmërinë e këtij konsultimi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme