Separatistët fitojnë zgjedhjet në lindje të Ukrainës

Krerët rebelë në luftë me Kievin fituan dje pa shumë surpriza në zgjedhjet separatiste në lindje të Ukrainës.

Separatistët fitojnë zgjedhjet në lindje të Ukrainës

Krerët rebelë në luftë me Kievin fituan dje pa shumë surpriza në zgjedhjet separatiste në lindje të Ukrainës, votime këto të cilësuara si një pengesë e re ndaj procesit të brishtë të paqes nga evropianët, por që njihen nga Rusia.

Votimet në territoret e kontrolluara nga luftëtarët pro-rusë, ose gjysma e rajonit të Donetskut dhe një pjesë e rajonit të Luganskut, konfirmuan në funksionet e tyre aktuale krerët rebelë që erdhën gjatë verës në krye të lëvizjeve separatiste në lindje të vendit.

Në Donetsk, “kryeministri” i republikës së vetëshpallur të Donetskut (DNR), Aleksandre Zahartçenko, u zgjodh “president” me 81,37 për qind të votave, sipas një sondazhi të realizuar pas hapjes së qendrave të votimit.

Në Lugans, një bastion tjetër i separatistëve, ish-ushtaraku 50-vjeçar, Igor Plotnitski, shumë i bashkuar më të kaluarën sovjetike, u zgjodh gjithashtu me 63 për qind të votave, sikurse edhe formacioni i tij politik që ka mazhorancën në “parlamentin” e Luganskut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme