Komandanti i peshmergëve në Kobani njofton për përparim në terre

Forcat peshmerge luftojnë së bashku me forcat e ushtrisë së lirë siriane dhe njësitë e mbrojtjes publike.

Komandanti i peshmergëve në Kobani njofton për përparim në terre

Komandanti i forcave Peshmerge, Ahmet Gerdi, i cili ndodhet në Kobani të Sirisë ka theksuar se kanë përparuar në disa rajone.

“Jemi duke bombarduar vazhdimisht objektivat e terroristëve me armët e rënda që kemi sjellë me vete dhe që në ditët e para kemi arritur të përparojmë në disa rajone”, ka deklaruar Gerdi.

Ai në një bisedë telefonike theksoi se kanë formuar "Njësi operacionale" dhe kanë marrë pjesë në konflikte së bashku me Ushtrinë e Lirë Siriane dhe Njësitë e Mbrojtjes Publike.

"Bombardojmë vazhdimisht objektivat e ISID-it"

Gerdi duke deklaruar se situata në Kobani po përmirësohet tha: "Në disa fshatra luftimet me ISID-it janë në vazhdim, forcat Peshmerge dhe Njësitë e Mbrojtjes Publike po luftojnë së bashku kundër ISID-it. Jemi në një operacion të përbashkët me të gjitha palët dhe unë mund të them se së shpejti do të japim lajme të mira.

Gerdi gjithashtu bëri të ditur se si pasojë e sulmeve intensive të Peshmergëve ISID-i ka thërritur forca të reja në rajon dhe se tek militantët janë vërejtur lëvizje serioze.

“Në kufirin e Kobanit kanë 500 forca të reja dhe kanë ndërmarrë 4 sulme të rënda ndaj nesh, por u tërhoqën mbrapa pas humbjes”, njoftoi Gerdi.

Ai ka theksuar se disa zona të Kobanit janë ende në duart e ISID-it, por me ndihmën e avionëve të forcave të koalicionit këto zona do të rimarrin nga terroristët e ISID-it dhe do ta shpëtojnë Kobanin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme