BE nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve në Ukrainë

"Këto zgjedhje janë të paligjshme dhe jo-legjitime dhe paraqesin pengesa të reja në procesin paqëso", deklaroi Federica Mogherini.

BE nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka njoftuar se nuk do të njohë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të cilat janë mbajtur ditën e djeshme në lindje të Ukrainës, në Donjeck dhe Luganjski.

Zgjedhjet të organizuara nga separatistët pro-rusë në dy republikat e vetëshpallura "Republikën Popullore Donjeck" dhe "Republikën Popullore Luganjsk" janë të paligjshme dhe jo-legjitime dhe paraqesin pengesa të reja në procesin paqësor, thuhet në njoftimin për shtyp të Shefes së re të Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Ajo theksoi se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kundërshtojnë protokollin e nënshkruar në Minsk ndërmjet qeverisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë dhe paraqesin pengesë për zgjidhjet politike, dhe kërkoi nga të dyja anët të angazhohen rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në përputhje me ligjet e Ukrainës.

Dje në republikat e vetëshpallura në lindje të Ukrainës, të kontrolluara nga grupet separatiste, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të panjohura nga Kievi zyrtarë.

Qytetarët e këtyre rajoneve lindore të Ukrainës kanë votuar në gjithsej 364 qendra votimi në Donjeck dhe 95 në Luganjsk.

Të drejtë vote kishin rreth tri milionë qytetarë. Autoritetet ukrainase nuk i njohin zgjedhjet dhe paralajmëruan se ato do të krijonin vetëm probleme të reja dhe të komplikojë procesin paqësor në lindje të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme