ISID ekzekuton 200 anëtarë të një fisi në Irak

ISID, fajtor për ekzekutimet, dhunën, rrëmbimet, ekzekutimet në Irak dhe Siri, nuk mori përsipër përgjegjësinë për këto ekzekutime.

ISID ekzekuton 200 anëtarë të një fisi në Irak

Xhihadistët e ISID-it ekzekutuan më shumë se 200 anëtarë të një fisi në provincën irakiane të al-Anbarit, këto dhjetë ditët e fundit sipas zyrtarëve dhe burimeve lokale.

Viktimat i përkisnin fisit sunit Albunimer, që luftonin kundër ISID-it, sipas këtij burimi që ka dhënë edhe bilance dhe data të ndryshme për ekzekutimet.

Një kolonel i policisë, Shaaban al-Obaidi ka njoftuar për më shumë se 200 të vdekur, ndërkohë që Faleh al-Essaoui, zëvendëspresident i këshillit rajonal të Anbarit, flet për 258 të vrarë.

Viktimat, prej të cilëve gra dhe fëmijë, janë të gjithë nga fisi Albunimer dhe janë vrarë këto tre ditët e fundit”, sipas Essaoui.

Por, Sheikh Naim al-Kuud al-Nimrawi, një prej shefave të fisit konfirmoi se 381 persona janë vrarë nga 24 tetori deri më sot.

ISID, fajtor për ekzekutimet, dhunën, rrëmbimet, ekzekutimet në Irak dhe Siri, nuk mori përsipër përgjegjësinë për këto ekzekutime.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme