Pakistan: 20 talebanë të vrarë në përleshjet e armatosura

Në konfliktin e armatosur mes forcave të sigurisë pakistaneze dhe militantëve talebanë në rajonin fisnor Orakzay të Pakistanit kanë mbetur të vrarë 20 militantë dhe 6 ushtarë.

Pakistan: 20 talebanë të vrarë në përleshjet e armatosura

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet ushtarake, pika e kontrollit të sigurisë në rajonin Orakzaj Shahindara u sulmua nga një grup i armatosur. Pas reagimit të forcave pakistaneze të sigurisë si pasojë e sulmit pati një konflikt të armatosur, ku u vranë 20 militantë dhe 6 persona nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë, në provincën fisnore Bajaur në rajonin kufitar të Afganistanit u ndërmor një sulm me bombë ndaj një mjeti të forcave të sigurisë. Lënda shpërthyese ishte vendosur në anë të rrugës dhe u aktivizua në kohën kur pranë sajë po kalonte patrulla e forcave të sigurisë. Si pasojë e shpërthimit t humbi jetën 1 person dhe 1 tjetër mbeti i plagosur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme