OKB raporton për numër të lartë të xhihadistëve në Irak dhe Siri

Ka shembuj të luftëtarëve terroristë të huaj që vijnë nga Franca, Rusia dhe Britania e Madhe.

176528
OKB raporton për numër të lartë të xhihadistëve në Irak dhe Siri

Rreth 15 000 xhihadistë të huaj nga 80 vende kanë shkuar këto vitet e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në radhët e grupeve si ISID, një shifër e pazakontë, paralajmëron një raport i OKB-së, cituar sot nga gazeta “The Guardian”.

Ky dokument, disa pjesë të të cilit janë publikuar nga e përditshmja britanike, ia atribuon këtë rritje Al-Kaedës duke nënvizuar se thelbi i mjegullnajës ekstremiste mbetet i dobët.

“Që prej vitit 2010, numri i xhihadistëve të huaj në Irak dhe në Siri është disa herë më i lartë me atë të luftëtarëve të huaj të regjistruar në vitet 1990 dhe 2010 dhe vazhdon të rritet”, vijon raporti i hartuar nga komisioni i Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ngarkuar me mbikëqyrjen e aktivitetit të Al-Kaedës, shkruan ”Guardian”.

“Ka shembuj të luftëtarëve terroristë të huaj që vijnë nga Franca, Rusia dhe Britania e Madhe dhe në total nga 80 vende”, shton raporti.

Ky dokument nënvizon se aktivitetet e organizatave xhihadiste si ISID përqendrohen kryesisht në vendet në të cilët ata operojnë. Sulmet e vërteta trans-kufitare apo kundër shënjestrave ndërkombëtare mbeten të ulëta.

Raporti e vë theksin në rrezikun që mund të përfaqësojnë këta xhihadistë pas kthimin në vendet e tyre të origjinës si Britania e Madhe apo Franca, për të marrë masa për riforcimin e kapjes së tyre dhe për të penguar largimin e tyre drejt Irakut dhe Sirisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme