Norvegjia dërgon 120 trupa për trajnimin e ushtrisë irakiane

Norvegjia njoftoi dje dërgimin e rreth 120 ushtarëve në Irak për të kontribuar në trajnimin e trupave irakiane, që luftojnë kundër terroristëve të ISID-it.

Norvegjia dërgon 120 trupa për trajnimin e ushtrisë irakiane

"Ushtarët norvegjezë nuk do të ndjekin ushtarët irakinë në luftime", nënvizoi Kryeministrja Erna Solberg në një konferencë shtypi.

"Gjysma e kontigjentit norvegjez do të shkojë në Bagdad, ku do të ketë një rol këshillues dhe mbështetës për forcat irakiane të sigurisë dhe gjysma tjetër në Erbil, kryeqyteti i rajonit autonom kurd në veri të Irakut", theksoi ministrja e Mbrojtjes, Ine Eriksen Soereide.

"Qëndrimi i tyre është parashikuar për një vit me mundësi zgjatjeje", shtoi ajo.

"Mjetet diplomatike dhe humanitare janë të rëndësishme, por mjetet ushtarake janë gjithashtu akoma më të rëndësishme në luftën kundër ISID-it", theksoi Solberg.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme