20 të plagosur në përleshjet mes policisë dhe palestinezëve

Pas vrasjes së palestinezit Mu'teza Hixhazit, tensioni ishte i pranishëm në qytet.

20 të plagosur në përleshjet mes policisë dhe palestinezëve

Të paktën 20 persona u plagosën në përleshjet mes policisë dhe demonstruesve para shtëpisë së palestinezit Mu'teza Hixhazit në Jerusalemin Lindor, i cili u vra dje nga policia izraelite.

Pas vrasjes së Mu'teza Hixhazit, tensioni ishte i pranishëm në qytet. Besohet se Hixhazi ka kryer sulmin e armatosur ndaj Rabbinit hebre Joshua Glick, i cili është kryetar i organizatës së ekstremit të djathtë.

Konflikti mes policisë dhe protestuesve filloi në qytetin e Ebu Tur, ku demonstruesit palestinezë hodhën gurë ndaj policisë. Ushtria izraelite dhe policia kundër demonstruesve përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Në rrugët e Jerusalemit mund të dëgjohen slogane për “Intifadë”, ndërsa demonstruesit palestinezë i vunë flakën një minibusi. Mësohet se gjatë përleshjeve me policinë u plagosën 20 persona.

Halil Hixhazi, vëllai i palestinezit të vrarë, në deklaratën e tij tha se në mëngjes u zgjua duke dëgjuar shpërthime.

"Unë vërejta se në lagjen tonë arritën një numër i madh i ushtarëve izraelitë. Më vonë kam mësuar se vëllai im ishte vrarë. Policia sot në mëngjes arrestoi nënën time, babanë dhe vëllain", tha Halili.

Ndërkohë sulmi ndaj hebreut Joshua Glick është kryer të mërkurën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme