Rusia kërkon siguri financiare nga BE për gaz

Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso dje në mbrëmje ka realizuar biseda telefonike në mënyrë të përsëritur me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko.

Rusia kërkon siguri financiare nga BE për gaz

Bisedimet për çështjen e gazit mes Rusisë dhe Ukrainës dje në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së nuk u mbyllën me marrëveshje mes ministrave të energjisë të vendeve përkatëse.

Moska për vazhdimin e bisedimeve ka kërkuar nga BE-ja siguri financiare. Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, ka deklaruar se “në qoftë se ka siguri financiare ka edhe gaz” dhe për të rifilluar bisedimet me homologun e tij ukrainas Yuri Prodan ka vënë kusht pranimin e marrëveshjes financiare nga ky vend dhe BE-ja.

Ndërsa ndërmjetësi i bisedimeve komisioneri i energjisë së BE-së, Gunter Otinger duke deklaruar se kjo është një zgjidhje e përkohshme për këtë dimër tha: "Qëllimi i përbashkët është të biem dakord për një paketë për dimrin që të zgjidhë problemin e sigurisë tonë për furnizimin deri në fund të marsit".

Ndërkohë njoftohet se Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso dje në mbrëmje ka realizuar biseda telefonike në mënyrë të përsëritur me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe ka bërë presion për të miratuar një marrëveshje të bazuar në ofertën e tyre.

Rusia ka ndërprerë shitjen e gazit ndaj Ukrainës në qershor me pretekstin e mospagimit të borxhit prej 3.1 miliard dollarësh nga Ukraina. Palët më 21 tetor në Bruksel kanë rënë dakord për borxhin dhe mbi çmimet që do të aplikohen këtë dimër, por pala ruse i kishte dhënë kohë 1 javë Ukrainës për të gjetur kredi.

Vendet e BE-së, 15% të nevojave të gazit i plotëson nga linjat e gazit rus të cilat kalojnë përmes Ukrainës. Në rast mosmarrëveshjeje mes Rusisë dhe Ukrainës, anëtarët e BE-së janë të shqetësuar në lidhje me ndërprerjet që mund të ndodhin këtë dimër.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme