Nobelistja Yousafzai dhuron 50 mijë dollarë për shkollat në Gazë

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, do të dhurojë 50 mijë dollarë për rindërtimin e shkollave të shkatërruara në Gazë.

Nobelistja Yousafzai dhuron 50 mijë dollarë për shkollat në Gazë

Ajo ka thënë se paratë do t’i ofrojë nëpërmjet një agjencie të Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë dhe parashihet që nëpërmjet tyre të rindërtohen rreth 65 shkolla në territorin palestinez.

Malala ka thënë se synon që fëmijëve, të cilët kanë mbetur pa shkollë, t’u ofrojë “edukim cilësor”.

Pakistanezja Malala Yousafzai dhe aktivisti indian i të drejtave të fëmijëve, Kailash Satyarthi, u vlerësuar këtë vit me çmimin Nobel për Paqe.

Më datë 9 tetor 2012, Yousafzai është plagosur në kokë nga militantë talebanas teksa kishte hipur në autobus për të shkuar në shkollë.

Në gjendje kritike për jetën, ajo është kuruar për gati 3 muaj në Spitalin “Queen Elizabeth” të Birmingemit, ku i është vendosur një pllakë metalike në kokë.

Malala ka dalë nga spitali në mars të 2013-s dhe ka rifilluar shkollën në Birmingem, ku është transferuar edhe familja e saj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme