ISID ekzekuton 250 sunitë irakian

Bëhet e ditur se në mesin e 250 personave sunitë të ekzekutuar nga ana e ISID-i ka patur edhe policë.

174938
ISID ekzekuton 250 sunitë irakian

250 anëtarë të fisit sunit Bummer në Anbar të Irakut janë ekzekutuar pasi janë rrëmbyer nga ISID-i.

Komandanti i operacioneve në Anbar, Rashid Felih, ka njoftuar se në mesin e 250 personave sunitë të ekzekutuar nga ana e ISID-i ka patur edhe policë. Felih ka deklaruar se personat e ekzekutuar kanë qenë të mes moshave 18-60 vjeç.

Përleshjet mes forcave të rregullta të Irakut dhe grupeve të armatosura terroriste, me në krye ISID-in, të cilat mbajnë nën kontroll disa zona në Irak dhe që dolën në skenë si pasojë e vakumit të autoritetit shtetëror, janë duke vazhduar ende.

Këto grupe mbajnë në duar kontrollin e disa zonave të pasura me naftë, të cilën e shfrytëzojnë si burim i të ardhurave.

Përveç kësaj forcat e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizojnë sulme ajrore ndaj objektivave të cilat janë nën kontrollin e ISID-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme