Ukrainë – Moska do të njohë zgjedhjet e separatistëve

Rusia do të njohë rezultatet e zgjedhjeve legjislative dhe presidenciale që pritet të organizohen më 2 nëntor nga prorusët në rajonet që janë nën kontrollin e tyre në Ukrainë, njoftoi sot një gazetë ruse.

Ukrainë – Moska do të njohë zgjedhjet e separatistëve

“Ne shpresojmë që zgjedhjet do të zhvillohen siç është rënë dakord, dhe ne do t’i njohim këto rezultate”, deklaroi Sergej Lavrov gjatë një interviste për gazetën ruse “Izvestia”.

“Ne shpresojmë se populli do të jetë i lirë të shprehet dhe se askush nuk do të vijë ta turbullojë nga jashtë”, shtoi ai.

Këto zgjedhje do të zhvillohen në dy republikat e vetëshpallura nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme