Palestinë - Misioni i OKB-së thërret në mbledhje urgjente KS

Misioni i OKB-së në Palestinë thërret në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurimit për vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në zonën e populluar nga palestinezët.

Palestinë - Misioni i OKB-së thërret në mbledhje urgjente KS

Misioni i OKB-së në Palestinë thërret në një mbledhje urgjente Këshillin e Sigurimit pranë OKB-së për të diskutuar vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve në zonën e populluar nga palestinezët.

Kryetari i këtij misioni, Riyad Mansur në letrën dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun dhe kryesive të Komisioneve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u ka rikujtuar vendimin e marrë nga Tel-Avivi për ndërtimin e 1000 banesave në lagjen Shufat të Jerusalemit.

Mansur ka sqaruar se pas këtij vendimi janë sekuestruar disa shtëpi të palestinezëve në këtë zonë dhe ka kërkuar ndalimin e këtij akti joligjor si dhe e ka kritikuar ashpër këtë proces.

Mansur gjithashtu ka parashtruar shkeljet e Izraelit në lidhje me përdorimin e mesxhidit al-Aksa si dhe ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, ku të dënohen aktet ilegale izraelite.

Sekretari i OKB-së Ban Ki-mun më parë pati theksuar se vendimet për ndërtimin e vendbanimeve të reja mund të përshkallëzojnë konfliktet mes dy vendeve, si rrjedhojë Izraeli duhet të bëjë kujdes me këto politika.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme