Ukraina sot voton në zgjedhje legjislative

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme në Ukrainë pritet të konfirmojnë sot fitoren e kampit properëndimor.

172324
Ukraina sot voton në zgjedhje legjislative

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme në Ukrainë pritet të konfirmojnë sot fitoren e kampit properëndimor dhe nacionalist në një shkallë të paprecedentë që prej pavarësisë dhe që forcon një proces paqeje të brishtë mes separatistëve pro-rusë në lindje dhe Kievit, sipas presidentit Petro Poroshenkos.

Sondazhet e realizuara në fillim të hapjes së qendrave të votimit, shifrat e të cilave u bënë publike kur ato u mbyllën, jepnin rreth 70 për qind të votave për lëvizjen properëndimore. Por këto parti duhet të ndajnë pushtetin, pasi asnjëra prej tyre nuk ka shumicën e nevojshme.

Sipas rezultateve të pjesshme, Blloku Petro Poroshenko i shefit të shtetit është në krye me 21,9 për qind të votave, i ndjekur nga Fronti Popullor i kryeministrit Arseni Jaceniuk (21,6 për qind).

Votimet, që patën një pjesëmarrje të limituar në 53 për qind, pritet të mbajnë në parlament ish-aleatët e ish-presidentit Viktor Janukoviç, vetëm Partia Komuniste rrezikon të zhduket nga asambleja.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme