Rousseff fituese e zgjedhjeve presidenciale në Brazil

Në raundin e dytë mbetën në garë Presidentja aktuale dhe kandidati i partisë së qendrës së djathtë.

172466
Rousseff fituese e zgjedhjeve presidenciale në Brazil

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Brazil, Dilma Rousseff me 51,5 % të votave zgjidhet përsëri Presidente e vendit.

Në raundin e dytë mbetën në garë Presidentja aktuale dhe kandidati i partisë së qendrës së djathtë.

Ndërkohë që janë hapur 99 % të kutive të votimit deri më tani Presidentja aktuale e vendit ka marrë rreth 51.5 %, ndërsa rivali i saj Neves mori rreth 48.5 % të votave.

Fitorja e Rousseff do të mbajë kështu Partinë e Punëtorëve në pushtet deri në vitin 2018.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Rousseff mori 41 % të votave, ndërkohë rivali i saj më i afërt Neves mori 33.8 % të votave.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme