Rivlin: Hebrenj dhe arabët të ekspozuar ndaj racizmit

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin mori pjesë në shënimin e përvjetorit të masakrës së vitit 1956.

Rivlin: Hebrenj dhe arabët të ekspozuar ndaj racizmit

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka deklaruar se një numër i madh i arabëve dhe hebrenjve në Izrael janë të ekspozuar ndaj racizmit.

Sipas mediave izraelite, Rivlin ka folur në kuadër të shënimit të përvjetorit të "Masakrës 1956", apo masakrës e cila ka ndodhur në një fshat të quajtur Kfar Kassem, në lindje të Tel Avivit, dhe në të cilin janë vrarë 47 palestinez.

"Duhet të hetojmë kujdesshëm se çfarë ndodhi gjatë krimit në fshatin Kassem dhe tu përcjellim këtë gjeneratave të ardhshme. Këtu me të vërtetë është kryer një krim i rëndë dhe ky gabim duhet korrigjuar", ka deklaruar Rivlin.

Duke theksuar se shoqëria arabe në Izrael me vite është ekspozuar ndaj racizmit, njeriu i parë i Izraelit ka porositur se një numër i madh i arabëve dhe hebrenjve në Izrael janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.

Duke shtuar se shoqëria arabe dhe ajo izraelite duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të veprojnë kundër dhunës dhe terrorizmit, Rivlin porositi se arabët në shtetin e tij gjithmonë do të jenë pjesë e Izraelit.

Në anën tjetër, Rivlin është presidenti i parë izraelit i cili gjatë mandatit të tij mori pjesë në ceremoninë e shënimit të "Masakrës 1956". Ish presidenti Simon Peres, në vitin 2007, gjatë vizitës në këtë fshat ka kërkuar falje për krimet e bëra në këtë vend.

Në fshatin Kfar Kassem, më 29 tetor 1956 është shpallur ora policore, ndërsa grupi prej 47 palestinezëve të cilët ishin duke u kthyer nga puna dhe nuk janë njoftuar për ndalimin e daljes në rrugë, u vranë nga ana e ushtarëve izraelitë. Hebrenjt


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme