Qeveria egjiptiane negocion për krijimin e zonës së sigurisë

Qeveria egjiptiane është duke negociuar me banorët në Gadishullin Sinai, të cilët jetojnë në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Qeveria egjiptiane negocion për krijimin e zonës së sigurisë

Qeveria egjiptiane është duke negociuar me banorët në Gadishullin Sinai, të cilët jetojnë në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke propozuar në këtë mënyrë që të krijojë një zonë mbrojtje përgjatë kufirit, tha një funksionar lokal të dielën.

Funksionar i lartë lokal, i cili foli në kushte anonimati deklaroi se autoritetet egjiptiane janë duke negociuar për të krijuar një zonë sigurie, 500-metra përgjatë kufirit 14 km të gjatë me Rripin e Gazës. Kjo nismë e qeverisë egjiptiane vjen pas një sulmi në Sinai ku u vranë të paktën 30 ushtarë egjiptian.

Ai tha se guvernatori Sinai-t, Veri Abdel-Fattah Harhur është takuar me zyrtarë të tjerë lokale, ku të pranishmit ranë dakord që qeveria do të ofrojë alternativat e kompensimit për banorët të cilët banojnë në 680 shtëpi brenda zonës së propozuar si zonë sigurie dhe mbrojtjeje në qytetin Rafah.

Banorët kanë filluar të negociojnë me këshillin vendor në Rafah për të vendosur mbi një zgjidhje që përfshin edhe mundësitë për të marrë një shtëpi të re apo pjesë të tokës larg nga zona e propozuar si zonë sigurie. Gjithashtu si alternativë zgjidhjeje është kompensimi financiarisht në këmbim të lënies së shtëpive të tyre.

Të paktën 30 ushtarë egjiptiane u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të premten në një sulm në zonën e Sinai-t të Veriut.

Qeveria egjiptiane shpalli 3 ditë zie kombëtare pas kësaj ngjarjeje, që është një nga sulmet më të rënda ndaj personelit ushtarak të sigurisë që nga rrëzimi i presidentit Muhamed Mursi.

Presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme në pjesë të Sinait të Veriut për një periudhë tre mujore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme