Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Brazil – Vazhdon balotazhi i presidencialeve

Rreth 143 milionë brazilianë me të drejet vote sot kanë shkuar pranë qendrave të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të presidentin e ri të Brazilit.

Brazil – Vazhdon balotazhi i presidencialeve

Presidentja aktuale Dilma Rousseff garon për një mandat të dytë katërvjeçar përballë rivalit të qendrës së djathtë Aecio Neves, ish- guvernatorit të shtetit dhe kandidatit të Partisë Social Demokrate.

Presidentja aktuale Dilma Rousseff, kandidate e Partisë së Punëtorëve, për herë të dytë është kandidate për mandatin e ri presidencial katërvjeçar, ndërkohë që sipas sondazheve të fundit zgjedhore Rousseff sërish shihet favorite përballë rivalit të qendrës së djathtë Aecio Neves, ish- guvernatorit të shtetit dhe kandidatit të Partisë Social Demokrate.

Qendrat e votimit në shumicën e qyteteve janë hapur në orën 8:00, sipas kohës lokale, dhe priten të mbyllen në ora 17:00. Sondazhet e fundit të publikuara të shtunën mbrëma tregojnë se Rousseff e mbështesin 52 për qind, ndërsa Neves 48 për qind të votuesve. Kjo nuk përfshin rreth pesë për qind të anketuarve të cilët janë shprehur se nuk do të votojnë për asnjë kandidatë ose janë të pavendosur.

Rousseff ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 tetor, me 41,5 për qind të votave, ndërsa Neves mori 33,6 përqind të votave. Asnjëri nga të dy kandidatët nuk arriti të fitojë shumicën absolute të nevojshme për të mënjanuar balotazhin.

Në raundin e parë, ish-ministrja e Mjedisit, Marina Silva, ishte e treta me 21.3 për qind të votave. Në raundin e parë të votimit për president garuan tetë kandidatë

Fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka kaluar nën hijen e skandaleve të korrupsionit. Neves ka akuzuar Rousseff për lëshime të bëra në fushën ekonomike. Në anën tjetër, gjendjen e dobët ekonomike në vend Rousseff e justifikoi me gjendjen e dobët globale financiare.

Ekspertët politikë deklaruan për se kjo ishte fushata "më e fëlliqur" që nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar. "Normalisht, në javën e fundit gjërat ishin shtrënguar më shumë, sepse kandidatët dëshpërimisht u përpoqën të fitojnë çdo votë, veçanërisht të votuesve të pavendosur. Por balta ishte e pranishme në këtë fushatë që nga fillimi", thotë Carlos Manhanelli, presidenti i Shoqatës braziliane të këshilltarëve politikanë.

Në TV, në debatin e fundit, të premten të darkë të dy kandidatët akuzuan njëri-tjetrin për përfshirje në korrupsion.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme