Ukrainë - Mbi 824.000 të zhvendosur që nga fillimi i konfliktit

Mbi 824.000 persona janë detyruar të largohen nga banesat e tyre në Ukrainë, për shkak të konfliktit që prej fillimit të vitit, njoftoi sot Komisariati i Lartë për Refugjatët (HCR) në OKB.

Ukrainë - Mbi 824.000 të zhvendosur që nga fillimi i konfliktit

Të paktën 430.000 persona janë zhvendosur brenda vendit, 387.000 janë larguar në Rusi, 6.600 kanë kërkuar azil në BE dhe 581 në Bjellorusi.

Më 2 shtator, HCR-ja theksoi se kishte më shumë se 500.000 të zhvendosur nga konfliktit në Ukrainë (260.000 brenda vendit dhe 260.000 jashtë vendit).

Rreth 95 për qind e personave të zhvendosur në Ukrainë jetojnë në lindje të vendit. Sipas HCR-së, një ndihmë humanitare është shumë e nevojshme në rajonet e Donjeckut, Karkivit dhe Kievit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme