SHBA-të i kërkojnë Gjermanisë stimulimin e kërkesës së brendshme

Sekretari i Thesarit të SHBA-ve, Jack Lew, i kërkoi dje ministrit gjerman të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, që të stimulojë kërkesën e brendshme në Gjermani gjatë një takimi në Uashington.

SHBA-të i kërkojnë Gjermanisë stimulimin e kërkesës së brendshme

Gjatë një takimi, dy zyrtarët përmendën ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore dhe veçanërisht atë në zonën euro.

Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew, vuri theksin në rëndësinë e një riforcimi të investimeve publike.

Lew u kërkoi zyrtarëve gjermanë dhe evropianë që të nxisin kërkesën e brendshme nëpërmjet një kombinimi të duhur të politikave buxhetore dhe monetare, si dhe reformave strukturore.

Në mes të muajit tetor në Berlin, ministri socialdemokrat bëri thirrje për më shumë investime publike për të mbështetur rritjen ekonomike, duke konfirmuar se borxhet në Gjermani nuk do të krijonin rritje në Itali, Francë, Spanjë apo në Greqi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme