Pentagoni: ISID-i sekuestron armë, në plan për luftëtarët kurdë

Pentagoni ka konfirmuar se militantë të ISID-it kanë sekuestruar armë, të lëshuara nga ajri, në plan për luftëtarët kurdë në Kobani.

Pentagoni: ISID-i sekuestron armë, në plan për luftëtarët kurdë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka konfirmuar se një nga kontejnerët me armë dhe pajisje mjekësore, të cilat forcat e koalicionit kanë hedhur nga avionët për të ndihmuar grupet kurde në Kobani, është sekuestruar nga ISID-i.

Zëdhënësi i Pentagonit, Koloneli Steve Warren, ka deklaruar se Forcat Ajrore amerikane kanë lëshuar nga ajri për grupet kurde 28 kontejnerë, 2 prej të cilëve nuk kanë rënë në vendin e duhur. Warren ka thënë se një nga kontejnerët është shkatërruar nga një raketë e avionëve amerikanë, ndërsa tjetri ka rënë në duart e militantëve.

Pasi theksoi se dy kontejnerë në fjalë kanë devijuar kursin për shkak të erës së fortë që fyente, zëdhënësi i Pentagonit sqaroi se bëhet fjalë për armë të vogla, granata dore, materiale mjekësore dhe municion, sasi kjo që nuk do të jetë një përforcim i konsiderueshëm për ISID-in.

Të martën, forcat amerikane kanë hedhur nga ajri kontejnerë me armë për të ndihmuar grupet kurde në luftën kundër ISID-it. Menjëherë pas kësaj, në internet janë publikuar video, në të cilat duket qartë sesi pjesëtarë të organizatës terroriste ISID hapin një nga dy kontejnerët e sipërcituar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme