Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pistorius dënohet me 5 vite burg për vrasjen e të fejuarës

Gjyqtarja afrikanojugore, Thokozile Masipa, dënoi sot ish-kampionin paralimpik, Oscar Pistorius, me 5 vite burg për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steekamp, më 14 shkurt të vitit 2013.

Pistorius dënohet me 5 vite burg për vrasjen e të fejuarës

Ish-kampioni u dërgua menjëherë, pasi përfundoi audienca, në një qeli të Pallatit të Drejtësisë, nga ku ai do të transferohet drejtpërdrejtë në burg.

“I akuzuari u dënua me një dënim maksimal prej pesë vitesh burg”, deklaroi gjyqtarja, e cila në shtator e njohu si të fajshëm për vrasje të pavullnetshme.

Magjistratja arriti në këtë përfundim pasi morri parasysh peshën e fajit, por edhe personalitetin dhe handikapin e të akuzuarit. “Mosdënimi me burgim do të jepte një mesazh negativ për shoqërinë, por nga ana tjetër një dënim me burgim afatgjatë nuk ishte aspak i përshtatshëm”, tha ajo në përfundim të vendimit.

Pistorius goditi me katër plumba në lartësi njeriu drejt derës së mbyllur të tualetit dhe gjithë kohën ka theksuar se kishte menduar se kishte qëlluar drejt një hajduti, që kishte hyrë në shtëpinë e tij në mes të natës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme