Barroso: Gabim historik nëse Londra i kundërvihet Evropës Lindor

Presidenti në ikje i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso deklaroi të hënën se kryeministri, David Cameron do të bënte një gabim historik nëse u kundërvihej vendeve të Evropës Lindore gjatë rinegociatave së synon të ndërmarrë me Bashkimin Evropian.

Barroso: Gabim historik nëse Londra i kundërvihet Evropës Lindor

Nën presionin e euroskeptikëve të kampit të tij konservator dhe partisë eurofobe UKIP, David Cameron premtoi të organizojë, nëse rizgjidhet vitin e ardhshëm, një referendum për një dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në vitin 2017. Ai kërkon paraprakisht të rinegociojë kushtet e marrëdhënies së vendit me Bashkimin Evropoian.

Barroso ka konfirmuar, në një fjalim të mbajtur në institutin ”Chatham House de Londres”, që Komisioni ka qenë gjithmonë i gatshëm të marrë pjesë në bisedime konstruktive duke kërkuar se ndryshimet duhet të pranohen nga të gjitha vendet.

“Është iluzion të besosh se një hapësirë për dialog mund të krijohet nëse toni dhe sfondi i argumenteve mund të rrezikojnë principin e pranuar dhe të fyejnë shtetet e tjera anëtare”, shtoi ai.

“Do të ishte një gabim historik nga ana e Britanisë së Madhe që të vazhdojë të jetë kundër aleatëve të saj në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa i përket çështjes që kanë të bëjë me qarkullimin e lirë në BE ndërkohë që ajo është një prej mbështësve më të fortë për anëtarësimin e tyre”, nënvizoi Barroso.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme