SHBA dërgon për herë të parë armatime për kurdët e Kobanit

Sipas njoftimit të CENTCOM-it ushtria amerikane ka dërguar dje për herë të parë armatime, municione dhe materiale mjekësore për kurdët e Sirisë, të rrethuar nga ISID në qytetin Kobani.

SHBA dërgon për herë të parë armatime për kurdët e Kobanit

“Tre avionë kargo të tipit C-130 zhvilluan fluturime të shumta duke dërguar materiale të dhëna nga autoritetet irakiane me qëllim për t’u mundësuar të rrethuarve në Kobani të rezistojnë ndaj ofensivës së ISID”, theksoi CENTCOM-i në një komunikatë. Ngarkesa e dërguar përmbante armatime të lehta, të dhëna nga autoritetet kurde në Irak.

Për Uashingtonin, parashutimi është mënyra më e mirë për të dërguar furnizime si dhe është gjithashtu një mundësi për t’i dhënë goditje të fuqishme ISID-it.

“Kur ne shohim mundësinë për të goditur ISID-in nuk ngurojmë aspak, por veprojmë menjëherë”, theksoi një përgjegjës amerikan.

SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë vazhdojnë bisedimet me Ankaranë në kuadër të lundër ndërkombëtare kundër ISID-it, por Turqia është e pavendosur në lidhje me çështjen e furnizimit të kurdëve me armatime dhe municione.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme