Një fëmijë i vdekur dhe një i lënduar pas goditjes me makinë

Një vajzë palestineze në moshë të vogël vdiq, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pasi u godit nga një kolon hebre pranë Ramallahut në Bregun Perëndimor.

Sipas dëshmitarëve okularë, koloni hebre ka goditur dy vajza të moshës 5-8 vjeçare në rrugën kryesore dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtori i kompleksit mjekësore në Ramallah, Ahmed Bitawi tha se vajzat ishin në gjendje kome. Më pas njëra ka vdekur dhe mjekët po luftojnë për ti shpëtuar jetën vajzës tjetër.

Pas këtij incidenti ende nuk ka patur deklarata nga zyrtarët izraelitë dhe palestinezë.

Kolonët hebrenj shpesh sulmojnë palestinezët në të gjithë Bregun Perëndimor. Nga ana tjetër, Autoritetet Palestineze akuzojnë ushtrinë dhe policinë izraelite, sepse në raste të tilla, nuk reagojnë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme