Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kerry kërkon mbështetjen e Azisë Juglindore kundër ISID-it

Në vizitën që ka nisur në Indonezi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të inkurajojë vendet e Azisë Juglindore të rrisin përpjekjet e tyre në luftën kundër ISID-it.

Kerry kërkon mbështetjen e Azisë Juglindore kundër ISID-it

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry mbërriti sot në Indonezi për të asistuar në ceremoninë e betimit të presidentit Joko Widodo dhe të inkurajojë vendet e Azisë Juglindore të rrisin përpjekjet e tyre në luftën kundër ISID-it.

Gjatë kësaj vizite një ditore, Kerry do të ketë një seri takimesh dypalëshe gjatë të cilave ai synon të inkurajojë presidentin indonezian dhe krerë të tjerë të vendeve të rajonit që të rrisin përpjekjet e tyre në luftën kundër kërcënimit në rritje që vjen nga ISID-i, njoftuan përgjegjësit amerikanë.

“Gjatë këtyre takimeve, do të vendosen në krye të listës së bisedimeve përpjekjet ndërkombëtare për dobësimin dhe shkatërrimin e ISID-it, përpjekjet për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, bllokimin e rekrutimit dhe mbrojtjen kundër thirrjeve për të luftuar jashtë vendit”, njoftoi një përgjegjës i lartë amerikan

SHBA-ja, në krye të një koalicioni ndërkombëtar, ka shtuar sulmet ajrore kundër ISID-it, që kontrollon territore të gjera në Irak dhe Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme