Kievi dhe Moska arrijnë marrëveshje mbi një çmim provizor të gaz

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko gjatë një interviste të dhënë nga televizionet ukrainase konfirmoi arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë mbi një çmim provizor lidhur me gazin rus që i livrohet Ukrainës.

Kievi dhe Moska arrijnë marrëveshje mbi një çmim provizor të gaz

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko konfirmoi se ka arritur një marrëveshje me Rusinë, gjatë takimit në Milano, mbi një çmim provizor mbi gazin rus që i livrohet Ukrainës dhe garanton se kjo do të mundësojë që t’i japë fund shumë shpejt konfliktit mbi gazin.

“Duke u bazuar mbi këto konsultime, mund të them se Ukraina do të ketë gaz, do të ngrohet”, garantoi Poroshenko gjatë një interviste të publikuar dje në mbrëmje nga televizionet ukrainase.

Në përfundim të takimeve të premten në Milano mes Poroshenkos dhe Putinit flitej për progres dhe marrëveshje mbi kushtet e rifillimit të livrimit të gazit, të paktën në periudhën e dimrit.

Kompania ruse “Gazprom” ndërpreu në qershor livrimet e gazit në Kiev, që nuk pranonte rritjen e çmimit të diktuar nga Moska pas mbërritjes në shkurt në pushtet të qeverisë proevropiane në Ukrainë, dhe që ka grumbulluar një borxh shumë të lartë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme