Kolonët çifut i vënë zjarrin një xhamie në Nablus

Njoftohet se xhamia Ebubekër es-Sëdëk është djegur si pasojë e zjarrvënies së kolonëve çifut.

Kolonët çifut i vënë zjarrin një xhamie në Nablus

Njoftohet se është djegur xhamia Ebubekir es-Sëddëk në Nablus të Palestinës nga kolonët çifut.

Në prononcimin e tij për media aktivisti Hamza Dirije tha se palestinezët, të cilët kishin ardhur për të falur namazin e mëngjesit në xhaminë që ndodhet në zonën Akraba në jug të qytetit, u përballën me flakët në katin e poshtëm dhe ndërhynë për ta fikur zjarrin.

Hamza Dirije theksoi se si pasojë e zjarrit u dogjën disa libra të Kur’an-it famëlartë dhe tapetet, gjithashtu kolonët çifut kanë shkruar në muret e xhamisë "Vdekje arabëve".

Dirije thekson se edhe para 5 muajsh kishte ndodhur një ngjarje e tillë ku ishin djegur stallat e kafshëve të palestinezëve dhe ishin shkruar parulla të njëjta.

Autoritetet palestineze dhe izraelite nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme