Poroshenko shprehet optimist për zgjidhjen e krizës me Rusinë

Gjatë vizitës Poroshenko vuri theksin edhe te takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Milano.

Poroshenko shprehet optimist për zgjidhjen e krizës me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, vizitoi qytetin Kharkiv, në lindje të Ukrainës, si dhe disa reparte të prodhimit të makinave ushtarake, nga ku u takua edhe me zyrtarët lokalë në këtë rajon.

Poroshenko vizitoi edhe Universitetin e Forcave Ajrore në Kharkiv, duke komentuar me këtë rast situatën aktuale. Ai e vuri theksin edhe te takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme në Milano, për të cilin tha se do të jetë mjaft i vështirë.

Në lidhje me këtë takim, Poroshenko bisedoi edhe me zyrtarët lokalë të Kharkivit.

"Për gjashtë ditë do të takohem në Milano me Kryeministrat e Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, por edhe me Presidentin rus Putin. Nuk mendoj se ky do të jetë një takim i lehtë, por jam optimist",- tha Poroshenko, duke theksuar se zgjidhja e mosmarrëveshjes ukraino-ruse për gazin natyror është shumë afër.

Poroshenko shpreson se më 17 tetor në Milano do të bëhet një hap përpara lidhur me këtë çështje dhe shtoi se gjatë takimit do të bisedohet për zbatimin e planit të paqes dhe memorandumit të Minskut.

"Propozimet që Ukraina do të paraqesë janë të sakta dhe konstruktive. Besoj se jemi afër zgjidhjes së mosmarrëveshjes", deklaroi Poroshenko, duke e theksuar nevojën e zbatimit të planit në drejtim të zgjidhjes së krizës në lindje të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme