Parlamenti britanik diskuton njohjen e Palestinës

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 15.30 me orën lokale për të shqyrtuar propozimin në lidhje me "Njohjen e shtetit Palestinez nga Qeveria".

Parlamenti britanik diskuton njohjen e Palestinës

Parlamenti do të mblidhet sot në orën 15.30 me orën lokale për të shqyrtuar propozimin në lidhje me "Njohjen e shtetit Palestinez nga Qeveria". Në bisedime të cilat pritet të vazhdojnë për rreth 6 orë do të diskutohet e ardhmja dhe konflikti në Lindjen e Mesme.

Brenda të njëjtës ditë pritet për tu vlerësuar propozimi i përgatitur nga përfaqësuesi i Partisë Laburiste dhe Presidenti i Grupit të Miqve të Palestinës, Grahame Morris, me titull: “Parlamenti, gjithashtu beson se është e nevojshme që qeveria krahas shtetit të Izraelit, duhet të njohë edhe shtetin e Palestinës".

Në Mbretërinë e Bashkuar, njohja e shteteve nuk bëhet nga ana e parlamentit, por nga ana e qeverisë, ndaj ky votim nuk do të jetë përfundimtar.

Në rast se vendimi jepet në favor të njohjes së Palestinës kjo do të pasqyrojë vullnetin e parlamentit dhe do të sforcojë qeverinë të njohë Palestinën.

Përgjegjësja për Besimin dhe Komunitetet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Baronesha Warsi për shkak të politikës së qeverisë për Gazën kishte dhënë dorëheqjen këtë verë.

Warsi në një intervistë për gazetën “The Observer” në lidhje me votimin e sotshëm i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për njohjen e Palestinës. Ajo theksoi se negociatat për zgjidhjen e problemit në Lindjen së Mesme kanë ndaluar prandaj votimi i vendimit pro njohjes nga parlamenti britanik do të mundësojë rifillimin e këtij procesi.

Suedia vendosi të njohë Palestinën në fillim të këtij muaji. Më shumë se 130 vende të botës e njohin Palestinën si shtet të pavarur.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme