Hamdallah njofton ngritjen e një komisoni të posaçëm në Palestinë

Kryeministri palestinez bëri të ditur se do të krijohet një komision i posaçëm që do të mbikqyrë punimet e rindërtimit të Gazës.

Hamdallah njofton ngritjen e një komisoni të posaçëm në Palestinë

Kryeministri palestinez Rami al-Hamdallah ka njoftuar ngritjen e një komisioni (komitet) të posaçëm në bashkëpunim me vendet donatore për monitorimin e rindërtimit të Gazës.

Hamdallah në deklaratën e tij njofton se ky komision do të përbëhet nga përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si ekspertë nga Palestina, Agjencia për Refugjatët Palestinez e OKB-së (UNRWA), Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) dhe Kryqi i Kuq, ku do të paraqesin raporte të detajuara dhe rekomandime për projektet e zhvillimit.

Hamdallah duke vënë në dukje nevojën për të krijuar një mekanizëm për zbatimin e vendimeve të marra në Konferencën për Rindërtim e Gazës ka theksuar se komitetet duhet të punojnë në koordinim me Ministrin e Ekonomisë, Muhammed Mustafa, i cili kryeson edhe komitetin e lartë për rindërtimin e Gazës.

Në konferencën e mbajtur në kryeqytetin e Egjiptit në Kajro shuma e ndihmës për rindërtimin e Gazës është njoftuar se do të jetë 5.4 miliardë dollarë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme