SHBA-të, 9 sulme ajrore të reja kundër ISID-it në Irak dhe Siri

Komanda Qendrore e SHBA-ve (USCENTCOM) deklaroi sot se forcat amerikane kanë organizuar edhe 9 sulme ajrore të reja kundër objektivave të organizatës terroriste ISID në Siri dhe Irak.

SHBA-të, 9 sulme ajrore të reja kundër ISID-it në Irak dhe Siri

Gjatë dy ditëve të fundit, ushtria amerikane ka ndërmarrë 6 sulme ajrore në Kobani, një qytezë siriane kjo nën rrethimin e ISID-it, shumë pranë kufirit me Turqinë.

Në këto sulme janë goditur një pozicion lufte i ISID-it dhe 2 njësi luftarake të organizatës terroriste.

Po ashtu, janë asgjësuar 3 kamionë dhe një kompleks i komandës dhe kontrollit të grupit ekstremist në fjalë.

Krahas veriut të Sirisë, forcat amerikane organizuan sulme ajrore ndaj ISID-it edhe në Irak.

Avionë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Holandës goditën 3 objektiva në Tal-Afar të Provincës Mosul dhe në qytetin Hit të Provincës Anbar.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ushtria amerikane ka lëshuar nga ajri ndihma, që konsistojnë në ushqime, ujë të pijshëm dhe pajisje ushtarake, për forcat e sigurisë irakiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme