Ban Ki-Moon në Libi për nxitjen e dialogut politik

Kreu i OKB-së, Ban Ki-Moon, mbërriti të shtunën në Tripoli për nxitjen e dialogut politik në përpjekje të vendosjes së stabilitetit në Libi.

Ban Ki-Moon në Libi për nxitjen e dialogut politik

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon mbërriti të shtunën në Tripoli me qëllim që t’i japë shtysë dialogut të ndërmarrë në fund të muajit shtator në përpjekje të vendosjes së stabilitetit në Libi, sipas një burimi të misionit të OKB-së në këtë vend (UNSMIL).

”Ban, vizita e të cilit nuk ishte njoftuar, do të zhvillojë bisedime me zyrtarët libianë”, shtoi burimi.

”Kjo vizitë parashikon veçanërisht t’i japë shtysë dialogut të ndërmarrë nga OKB në fund të muajit shtator”, vijoi i njëjti burim.

”Ban do të nxisë palët libiane të shkojnë përpara në dialogun politik për të rikthyer stabilitetin në vend”, theksoi zëdhënësi i tij në rrjetin social ”Twitter”.

I dërguari special i OKB-së, Bernardino Leon, bëri përpjekje më 29 shtator për të bashkuar për herë të parë deputetët rivalë, një iniciativë e cilësuar nga Kombet e Bashkuara si një hap i rëndësishëm drejt paqes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme