Ukrainë –Rindërtimi i zonave të prekura, më shumë se 600 milionë

Rindërtimi i rajoneve të prekura nga konflikti në lindje të Ukrainës do të kushtojë të paktën 670 milionë euro, njoftoi në Bruksel zëvendëskyreministri ukrainas, Vladimir Groisman.

Ukrainë –Rindërtimi i zonave të prekura, më shumë se 600 milionë

Rindërtimi i rajoneve të prekura nga konflikti në lindje të Ukrainës do të kushtojë të paktën 11 miliardë hrivnias (monedha ukrainase), ose 670 milionë euro, njoftoi sot në Bruksel zëvendëskyreministri ukrainas, Vladimir Groisman.

Presidenti dalës i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, kishte deklaruar në 30 gusht se Bashkimi Evropian është gati që të organizojë në fund të vitit një konferencë me donatorë që do të investojnë kryesisht në rajonet e lindjes që janë goditur më shumë nga konflikti, pas një takimi me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

“Bëhet fjalë për 11 miliardë hrivinas, por bëhet fjalë vetëm për një vlerësim paraprak që është bërë rreth një muaj më parë”, njoftoi për median Groisman, duke theksuar se kursi i monedhës ukraianase ka rënë shumë kohët e fundit.

“Një mbledhje me ambasadorët evropianë, amerikanë dhe kanadezë u organizua në Kiev për këtë çështje por asnjë datë nuk është vendosur ende për konferencën e donatorëve”, sipas Groismanit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme