Kerry: Uashingtoni shumë i shqetësuar për Kobanin

SHBA-ja është shumë e shqetësuar për rrethimin e Kobanit nga Shteti Islamik (ISID), por qëndron i fokusuar në objektivin për të goditur aftësitë operacionale të ISID-it, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.

Kerry: Uashingtoni shumë i shqetësuar për Kobanin

“Jemi shumë të shqetësuar për banorët e Kobanit, që po luftojnë kundër terroristëve të ISID-it”, deklaroi Kerry pasi kishte biseduar me ministrin britanik të Punëve të Jashtme, Philip Hammond, në Uashington.

Megjithatë SHBA-ja është e fokusuar të godasë qendrat e komandës dhe të kontrollit të ISID-it në Siri dhe Irak, thekson Kerry, i cili përmendi edhe nevojën që Turqia të marrë një rol më shumë aktiv.

Avionët e koalicionit drejtuar nga SHBA-ja bombarduam sot disa pozicione të pseudoxhihadistëve në Kobani”, sipas gazetarëve në terren.

Luftimet vazhdojnë në disa lagje të qytetit të tretë kurd në Siri, mes luftëtarëve kurdë dhe forcave të Shtetit Islamik, që kanë hyrë sot në lindje të qytetit pas disa ditëve bombardimesh intensive.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme