Siri - Ndalohet përparimi i ISID në Kobani

Në qytetin Kobani dhe rrethinat e tij vazhdojnë konfliktet e armatosura mes disa grupeve kurde dhe organizatës terroriste ISID.

Siri - Ndalohet përparimi i ISID në Kobani

Të shtënat e armëve vazhdojnë të dëgjohen herë pas here në lindje dhe juglindje të Kobanit.

Gjithashtu njoftohet se janë ngadalësuar përparimet e ISID pas ndërhyrjes së djeshme të forcave të koalicionit nën udhëheqjen e SHBA.

Ndërkohë, forcat e koalicionit këtë mëngjes ndërmorën sulme në Kobani kundrejt objektivave të ISID. Sulmi, kishte në shënjestër anëtarët dhe automjetet e blinduara të ISID. Njëra nga bombat ra pas një ndërtese 4-katëshe, ku ISID kishte ngritur flamurin më parë. Bombardimet u dëgjuan deri në qytezën kufitare Suruç të Turqisë.

Nga ana tjetër ushtria Turke ka blinduar kufirin me Sirinë me tanke dhe forcat e saj ushtarake.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme