Rusia akuzon për gjenocid Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës

Rusia njoftoi sot hapjen e një hetimi kundër Ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Valeri Gueletei, akuzuar për gjenocid kundër popullsisë rusofone në lindje të Ukrainës.

“Një hetim u hap kundër Ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Valeri Gueletei (…) për organizmin e vrasjeve, përdorim të metodave dhe mjeteve luftarake të ndaluara dhe gjenocid”, theksoi Komiteti rus i Hetimit në një komunikatë.

Hetimi përfshin gjithashtu shefin e shtabit të përgjithshëm, Viktor Moujenko, komandanti i brigadës së 25-të të forcave të armatosura ukrainase, Oleg Mikas, si dhe ushtarakë të tjerë të lartë ukrainas, sipas komunikatës.

Rusia akuzon në mënyrë të veçantë Gueletein dhe ushtarët e tjerë se kanë dhënë urdhra që parashikonin eliminimin e plotë të popullsisë rusofone që ndodhej në territorin e republikave të vetëshpallura të Luganskut dhe Donjeckut, bastione të rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme