Izraeli detyron mijëra palestinezë në shpërngulje

Në Jerusalemin Lindor, 14 mijë palestinezë po detyrohen të shpërngulen nga shtëpitë e ndërtuara nga të parët e tyre 65 vjet më parë.

Izraeli detyron mijëra palestinezë në shpërngulje

Në Jerusalemin Lindor, 14 mijë palestinezë po detyrohen të shpërngulen nga shtëpitë e ndërtuara nga të parët e tyre 65 vjet më parë.

Autoritetet izraelite, kanë ofruar në këmbim të migrimit të banorëve nga shtëpitë ndërtimin e një fshati të ri në veri të qytetit të Bregut Perëndimor të Jerikos, pranë qytetit të Abu Dis.

Banorët e zonave insistojnë dhe janë kundër politikës së Izraelit për shpërnguljen e tyre. Edhe 7-vjeçari Ahmet i cili përfshihet në situatë për të mbrojtur atë çfarë kanë dhe për të rezistuar thotë "Shtëpia jonë është këtu, ne nuk do të shpërngulemi. Izraeli na ka shkatërruar shtëpitë tona, dhe ne i rindërtuam përsëri".

Banorët e zonës do të humbasin burimin e vetëm të të ardhurave të tyre.
Banori i Xhebel el-baba, Xhemil el-Xhehalin shpjegon situatën duke u shprehur se Izraeli ka si qëllim konfiskimin e mijëra hektarë tokë në favor të kolonëve hebrenj.

El-Xhehalin shprehet se janë 14 mijë palestinezë që jetojnë me blegtori dhe se kërcënohem me shpërnguljen nga tokat e tyre. Ndërkohë edhe udhëheqësit e tyre kanë marrë vendim për të mos u shpërngulur nga trojet e tyre.

El-Xhehalin gjithashtu shprehet se nëse shpërngulen nga trojet e tyre ata humbin edhe mënyrën e vetëm të jetesës blegtorinë.

Sipas marrëveshjes së Oslos më 13 shtator 1993 Bregu Perëndimor u nda në tre pjesë A, B dhe C. Zona A është nën drejtimin e palestinezëve, zona B nën drejtimin e Izraelit dhe pjesërisht të palestinezëve, ndërsa zona C është komplet nën drejtimin e Izraelit.

Pothuajse 40 për qind e tokës në Bregun Perëndimor është e pushtuar nga Izraeli.

Në kuadër të politikës së pushtimit të qeverisë Izraelite në Bregun Perëndimor kolonët hebrenj mbajnë armë dhe gjenden nën ngacmimet verbale apo fizike të palestinezëve dhe për arsye të kësaj në rajon ka konflikte të vazhdueshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme