Krime – Varrosen viktimat e rrugës së shembur

Në shembjen që kishte ndodhur më 28 shtator në një rrugë në Krime kishin gjetur vdekjen 6 persona, nga të cilët 2 ishin fëmijë.

Krime – Varrosen viktimat e rrugës së shembur

Shembja e rrugës në autostradën Akmescit (Sinferopol) – Nikolayevka në datën 28 shtator shkaktoi 6 të vdekur nga familjet Eskenderovlar dhe Salimov.

Shumë vetë kishin ardhur nga qytete të ndryshme të vendit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Në mesin e të cilëve ishin edhe anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Tartarëve të Krimesë.

Njoftohet se për incidentin ka filluar procesi i hetimit.

Rruga e shembur ishte ndërtuar 4 vjet më parë. Ky ishte një nga projektet më të shtrenjta infrastrukturore qe është realizuar vitet e fundit në Krime.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme