Kreu i OBK-së kërkon heqjen e embargos ndaj Gazës

Kreu i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka kërkuar që të hiqet embargoja ndaj Gazës për zgjidhjen e plotë të konfliktit izraelito-palestinez.

Kreu i OBK-së kërkon heqjen e embargos ndaj Gazës

Ban Ki-Mun ka biseduar me Kryeministrin e Izraelit, Beniamin Netanjahu dhe, sipas Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, tema e bisedimeve ka qenë situata e përgjithshme në Gazë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së me këtë rast ka theksuar se "kthimi në statuskuo nuk është njëri nga opsionet, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Gazës”.

Ai bëri të ditur se shpreson që të hyjë në fuqë sa më parë marrëveshja, e cila është nënshkruar më herët ndërmjet OKB-së Palestinës dhe Izraelit mbi importin e materialeve të ndërtimit në Gazë.

Po ashtu, kreu i OKB-së i ka përcjellë Netanjahut shqetësimin e tij të thellë në lidhje me ndërtimin e vazhdueshëm të vendbanimeve për kolonët izraelitë në territoret palestineze.

Ai ka shtuar se përpjekjet politike për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez duhet të vazhdojnë pa humbur kohë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme