Irak - Peshmergët nisin sulme kundër ISID-it në tri fronte

Trupat peshmerge në veri të Irakut filluan sot sulme në tri fronte kundër militantëve të ISID-it.

Irak - Peshmergët nisin sulme kundër ISID-it në tri fronte

Forcat peshmerge filluan sot një ofensivë në tri fronte kundër militantëve ekstremistë të ISID-it në veri të Irakut, njoftuan oficerët pshemergë (luftëtarët kurdë).

“Manovrat, që filluan para agimit, po zhvillohen në veri të qytetit Mosul, nën kontrollin e militantëve të ISID-it, në jug të qytetit të Kirkukut i pasur me naftë dhe kundër një qyteti tjetër në kufi me Sirinë”, sipas të njëjtit burim.

Një oficer me gradë të lartë njoftoi se luftëtarët kurdë kishin hyrë në qytetin Rabia, në kufirin sirian, pasi kishin marrë dy fshatra, As-Saudiyah dhe Mahmoudiyah.

“Ushtarët janë duke luftuar në qendër të Rabias”, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak”, theksoi ai.

Të mbështetur edhe nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar, peshmergët kanë sulmuar gjithashtu qytetin Zumar, rreth 60 kilometra larg Mosulit dhe pranë liqenit, ku ndodhet diga e Mosulit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme