Rrëfimi i Obamas për ISID-in

Presidenti i SHBA, Barak Obama deklaroi se kishte nënvlerësuar paralajmërimet e shërbimeve sekrete amerikane për kërcënimin që paraqet ISID-i në Siri.

Rrëfimi i Obamas për ISID-in

Presidenti i SHBA, Barak Obama deklaroi se kishte nënvlerësuar paralajmërimet e shërbimeve sekrete amerikane për kërcënimin që paraqet ISID-i në Siri.

Ai gjithashtu pranoi se kishte ekzagjeruar aftësinë dhe vullnetin e luftimit të ushtrisë irakiane përballë kësaj organizate.

Duke e bërë të ditur se është i vetëdijshëm për kontradiktën e krijuar nga kundërshtimi i regjimit të Esadit në njërën anë dhe në anën tjetër lufta kundër militantëve të ISID-it, Presidenti Obama tha se “Në Siri nuk mund të arrihet në stabilitet nën regjimin e Esadit, i cili kryen masakra të tmerrshme. Me qëllim që tërësia territoriale e Sirisë të mbetet e paprekur nuk është e mundur që Esadi të udhëheqë gjatë tërë këtij procesi”.

“Në anën tjetër nga aspekti i kërcënimeve emergjente ndaj SHBA, organizatat si ISID dhe ajo e Horasanit mund ti vrasin shtetasit amerikan”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Obama.

Mirëpo Obama përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të marrin pjesë në masë të madhe në operacione tokësore sikurse në Irak dhe Afganistan.

Obama gjithashtu u shpreh se Maliki në Irak shfaqi një udhëheqje të dobët të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme